Arrestohen dy gjilanasë për përfshirje në veprën penale ‘tregti e ndaluar’ dhe konfiskohet një sasi duhani

  • A.P /
  • 22 July 2021 - 22:05
Arrestohen dy gjilanasë për përfshirje në veprën penale ‘tregti e ndaluar’ dhe konfiskohet një sasi duhani

Dy të dyshuar janë arrestuar në Gjilan për përfshirje në veprën penale ‘tregti e ndaluar’ dhe konfiskohet një sasi duhani.

Njësia Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit–Gjilan sot ka kontrolluar në shtëpitë e dy të dyshuarve B.M (viti i lindjes 1975, mashkull, kosovar) dhe B.M (viti i lindjes 1971, mashkull, kosovar) nga Gjilani.

Ky operacion është realizuar për shkak të dyshimit se të dyshuarit e lartshënuar kane kryer veprën penale ‘tregti e ndaluar’.

“Ata në shtëpitë e tyre kanë përpunuar, grirë dhe paketuar duhan të cilin më pas e kanë plasuar në treg. Duhanit të përpunuar i kanë vendosur lloje të ndryshme të firmave të duhanit. Një sasi e madhe e duhanit të grirë të përpunuar, të papërpunuar dhe cigaret pa banderol , makinat për grirje dhe përpunim të duhanit janë sekuestruar nga Doga e Kosovës”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën të avokateve, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me aktvendim mbi ndalimin të personave, të dyshuarit janë ndaluar në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.


(Kosova Sot Online)