Prizren: Vdekje e dyshimtë

  • E. /
  • 23 July 2021 - 10:07
 Prizren: Vdekje e dyshimtë

Gjatë ditës së djeshme një burrë ka vdekur në rrethana të dyshimta në Prizren.

Viktima ishte dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Prizrenit, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.

Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, aty ku do t’i bëhet autopsia, për ta zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.

“Prizren, 22.07.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sjellë në spitalin rajonal pa shenja jete, vdekjen të cilit e  ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)