Albin Kurti bën thirrje për vaksinim

  • E.K /
  • 23 July 2021 - 14:46
Albin Kurti bën thirrje për vaksinim

Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve që ende s’janë vaksinuar, që të caktojnë terminet për vaksinim në platformën E-Kosova ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, për t’u mbrojtur nga variant Delta.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se Kosova është vendi i vetëm në rajon që po përdorë vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Federale e Barnave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Agjencia Evropiane e Barnave.

Ai ua ka rikujtuar qytetarëve se mund të zgjedhin vaksinën që dëshirojnë ta marrin.

“Ju bëj thirrje që të caktoni terminet për vaksinim në platformën https://ekosova.rks-gov.net ose në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunat tuaja.

Me kujtimin për të dashurit që humbëm nga pandemia, të kujdesemi për veten dhe njerëzit tonë të afërm duke u vaksinuar. Të përgjegjshëm individualisht dhe për njëri-tjetrin, bashkë ia dalim!”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)