Abazi: Nuk jam hiç i interesuar të bëhem ambasador, s’kam konkurruar kurrë

  • A.P /
  • 23 July 2021 - 23:49
Abazi: Nuk jam hiç i interesuar të bëhem ambasador, s’kam konkurruar kurrë

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se nuk është i interesuar të bëhet ambasador i Kosovës në SHBA.

Abazi tha se nuk ka konkurruar, e as s’ka ambicie. Sipas tij, diçka e tillë është e pamundur përveç se në raste të rralla.

“Unë nuk kam konkuruar, asnjëherë as që është përfolur, s’kam pasur ambicie. Kam kaluar 13 vjet, jam qytetar amerikan me pasaportë. Është e pamundur në fakt, përveç se në raste të rralla”, është shprehur Abazi.

“Asnjë të vërtetë nuk ka për cështjen e ambasadorëllëkut”, ka thënë Abazi.

“Nuk jam hic i interesuar të bëhem ambasador”, shtoi Abazi.

(Kosova Sot Online)