Rishikimi i buxhetit kalon edhe në Komisionin për Integrim Evropian

  • E.K /
  • 26 July 2021 - 11:34
 Rishikimi i buxhetit kalon edhe në Komisionin për Integrim Evropian

Komisioni për Integrim Evropian me gjashtë vota për e ka votuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e ka votuar mëherët këtë projektligj, ndonëse ai më pastaj nuk ka kaluar në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Deputetë nga opozita e kanë kundërshtuar këtë projektligj duke thënë se buxheti nuk është në harmoni me kërkesat e qytetarëve.

Deputetja e AAK’së, Time Kadriaj tha se buxheti është politik, dhe se kanë kundërshtime për të.

(Kosova Sot Online)