Njëri nga të mbijetuarit nga aksidenti në Kroaci flet para nisjes në Kosovë, gazetarja kroate e pyet a është i frikësuar

  • A.P /
  • 27 July 2021 - 19:02
Njëri nga të mbijetuarit nga aksidenti në Kroaci flet para nisjes në Kosovë, gazetarja kroate e pyet a është i frikësuar

Njëri nga të mbijetuarit nga aksidenti në Kroaci flet para nisjes në Kosovë, gazetarja kroate e pyet a është i frikësuar

Njëri prej të mbijetuarve nga aksidenti tragjik i së dielës në Kroaci, është deklaruar pak para nisjes për në Kosovë.

Mërgimtari kosovar, Drilon Muji, para mediave kroate ka falënderuar Qeverinë e Kroacisë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi

”Unë veç dua ta falënderoj Qeverinë e Kroacisë për çdo gjë që ka bërë për ne.Dua t’ju falënderoj të gjithë juve. Në Kroaci të gjithë na ofruan ndihmë”, tha ai, shkruan mediumi kroat 24sata.

Ndërsa i pyetur nëse ndjehen të frikësuar, Drilon Muji, nuk komentoi gjatë për një gjë të tillë.

”Jo, nuk mendoj ashtu. Jemi në dorë të zotit!”, u shpreh njëri nga mërgimtarët i cili rrugëtimin nga Gjermania për në Kosovë e kishte nisur në orët e para të së dielës që e lëmë pas, por që fatkeqësisht u përballën me aksident trafiku, ku dhjetra persona nuk arritën të mbijetojnë.


(Kosova Sot Online)