
Lexoni edhe:
Nis për në Kosovë bartja e kufomave të mërgimtarëve të aksidentit në Kroaci
Një kirurg i famshëm i shtyllës kurrizore në Manhattan, ka thënë së fundmi se martesa e tij “përrallore” me ish-më të bukurën e SHBA, është prishur në mënyrë të pariparueshme kur zbuloi jetën e saj sekrete si prostitutë e rangut të luksit, thonë dokumentet e gjyqit të publikuara nga mediat në SHBA.
Nis për në Kosovë bartja e kufomave të mërgimtarëve të aksidentit në KroaciLexoni edhe:
Dr. Han Jo Kim kërkon tashmë anulimin e martesës së tij duke thënë se bukuroshja brune Regina Turner, ish-finaliste e Miss SHBA, ka fituar rreth $700,000 nga klientët e saj pasi jetonte një jetë të dyfishtë si prostitutë luksi, si para martesës së tyre më 27 nëntor 2015, ashtu dhe pas lidhjes.
Dokumentet e depozituara në gjykatën e Manhattan tregojnë sesi Kim mësoi të vërtetën mbi gruan e tij në 2020, nëntë vjet pasi ajo fitoi kurorën e ‘Miss Connecticut’.
Teksa përdorte një kompjuter në shtëpinë e tij një milionë-dollarëshe, Kim zbuloi një mesazh provokues për Turner, ku zbulohej episodi saj seksual me një tjetër burrë, thonë dokumentet e gjyqit. Por kjo do të ishte vetëm maja e ajsbergut.
(Kosova Sot Online)