Zogu trim sulmon shqiponjën që iu afrua folesë së tij

  • E.K /
  • 03 August 2021 - 12:48
Zogu trim sulmon shqiponjën që iu afrua folesë së tij

Si duket, jo të gjithë zogjtë frikësohen nga shqiponjat. Të paktën, kështu dëshmojnë disa fotografi.

Përderisa një shqiponjë e re po mësonte si të fluturonte dhe për ta njohur terrenin, ajo gabimisht u ndal në një dru afër folesë së një zogu.

Zogjtë e vegjël u bënë grup dhe filluan që ta trembnin shqiponjën me cicërima. Shqiponja filloi të largohej, por jo pa shoqërues.

Një zog iu vërsul pas dhe madje për një çast e ngacmoi me kthetra mbi shpinë shqiponjën me përmasa superiore në krahasim me zogun.

Fotografitë mahnitëse janë bërë në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara nga fotografi amator, Guilong Cheng, të cilit i pëlqen bota e egër.

“Nuk është tipike për një zog të këtij lloji që të qëndrojë me shqiponja e lëre më të fluturojë mbi kokën e saj”, tha ai.

(Kosova Sot Online)