Qeveria duhet të veprojë shpejt në fushën e sundimit të ligjit, jo me hapa të breshkës

Qeveria duhet të veprojë shpejt në fushën e sundimit të ligjit, jo me hapa të breshkës
Qeveria duhet të veprojë shpejt në fushën e sundimit të ligjit, jo me hapa të breshkës

Skender Kapiti

  • 03 August 2021 - 07:48

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Raporti më i fundit i DASH tregoi se sa e papërgjegjshme dhe sa antikombëtare dhe e korruptuar ka qenë politika dhe drejtësia e epokës së para Kurti-Osmani-t në Kosovë. Por edhe qeveria Kurti deri më sot nuk ka treguar efektivitetin dhe rezultatin e pritshëm në fushën e sundimit të ligjit, të dekriminalizimit të politikës dhe të pastrimit të drejtësisë.

Në atë raport të DASH, ndër të tjera thuhet se në vitet e fundit, interesat politike dhe ekonomike të elitave të Kosovës po konvergojnë gjithnjë e më shumë, të cilat priren të rezultojnë në korrupsion. Sidoqoftë, qeveria e re, e cila mori detyrën më 22 mars, prezantoi në një platformë të fortë anti-korrupsion dhe ka një mandat të madh elektoral për të bërë ndryshime pozitive, vijon raporti i DASH-it. Pra, qeveria Kurti duhet të veprojë shpejt dhe jo me hapin e breshkës.

Ajo tashmë ka të gjitha mundësitë për të realizuar ato të cilat ka premtuar dhe për të cilat është votuar bindshëm nga zgjedhësit kosovarë. Kurti një gjë duhet ta ketë të qartë ,se ai dhe qeveria e tij e kanë të vështirë e pothuajse të pamundur për ta bërë sidomos VETING-un në drejtësi pa ndihmën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe prandaj ai t’u referohen dhe të kërkojë ndihmën e mbështetjen e SHBA-ve, po që se dëshiron të bëjë ndryshimin e premtuar prej tij dhe të pritshëm nga populli. Kurti duhet ta dijë se Shqipëria 100 vite shtet, as nuk ndërtoi shtet modern e ligjor dhe as nuk e luftoi korrupsionin.

Dhe vetëm tani në Shqipëri pas miratimit dhe fillimit të funksionimit të VETING-ut gjërat kanë filluar të ndryshojnë rrënjësisht për vendosjen dhe vënien në funksionim të drejtësisë, ligjit, demokracisë dhe të Republikës si dhe ka filluar seriozisht lufta kundër korrupsionit se krimit të organizuar mafio-oligarkik dhe politiko-juridik , që do të çojë patjetër edhe në dekriminalizimin e politikës. Pra nëse do që të ketë sukses qeveria Kurti dhe vetë ai, duhet që nga Shqipëria si shembull të marrë vetëm reformën VETING.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".