Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 09:01
 Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Media sjell ngjarjet e ditës së sotme.

09:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhje në rend të ditës procesi i monitorimit të Ligjeve. (Kuvendi i Kosovës, salla N10)

10:40
Nënshkuhet Memorandumi me Ambasadën e Norvegjisë “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën ‘Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane për Kosovën”. (Kabineti i Krytearit të Kuvendit)

11:00
Mbahet vazhdimi i seancës plenare. (Salla e seancave plenare)

14:30
Për koncertin e Ramë Lahajt mbahet konferencë për medie. (Hotel “Opera”, Prishtinë)

(Kosova Sot Online)