IKSHPK apelon për vaksinim kundër Covid-19

  • E.K /
  • 06 August 2021 - 11:33
 IKSHPK apelon për vaksinim kundër Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka apeluar tek qytetarët që të vaksinohen kundër Covid-19.

Sipas tyre, vaksinimi kundër Covid-19 shpëton jetë dhe është metoda më efikase në luftën kundër Covid-19.

Poashtu, në apelin e IKSHPK-së thuhet se asnjëra nga vaksinat që aplikohet në Kosovë nuk e bart Covid-19 tek qytetarët.

Apeli i plotë:

Qytetarë të dashur!

➡️ Vaksinohuni! ?

➡️ Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

➡️ Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

➡️ Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

➡️ Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

➡️ Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

➡️ Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

➡️ Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

➡️ Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

➡️ Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

➡️ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

➡️ Vaksinohuni! ?

➡️ Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19.

(Kosova Sot Online)