Mbi 50 mijë kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë, kolona të gjata në Morinë

  • A.P /
  • 08 August 2021 - 13:28
Mbi 50 mijë kosovarë drejt Shqipërisë për fundjavë, kolona të gjata në Morinë

Më shumë se 50 mijë qytetarë të Kosovës që u nisën drejt Shqipërisë regjistroi kjo fundjavë, ndërsa e diela ka nisur me një fluks të lartë makinash në Morinë. Policisë kufitare iu desh që të punonte me kapacitete shtesë e procedurë të përshpejtuar.

Por radhët e gjata të automjeteve, si pasojë e fluksit të lartë nuk krijohen vetëm në Morinë.

Një tjetër segment problematik i Rrugës së Kombit tek Ura e Drinit në hyrje të Kukësit. Radhë dhe vonesa krijohen edhe si pasojë e ngushtimit të rrugës me një sens lëvizje.

Policia rrugore e stacionuar pranë këtij segmenti po menaxhon trafikun për përpjekje për të lehtësuar qarkullimin. 


(Kosova Sot Online)