Kjo foto tregon dramën që po kalon Greqia nga zjarret

  • E.K /
  • 09 August 2021 - 09:34
Kjo foto tregon dramën që po kalon Greqia nga zjarret

Ai 89 vjeç dhe ajo 87 vjeç nuk arritën të merrrnin asgjë me vete, përveç qenit të tyreBella.

Zjarri që ka përfshirë ishullin Evian në Greqi , mund të arrinte nga minutë në minutë në oborrin e shtëpisë së tyre.

Por ato i morën dhe u drejtuan për në Pefki, ku ndodhej trageti i mbushur me njerëz në rast se jepej urdhëri i evakuuminit.

Foto e tyre tregon gjithë dramën që mijëra grek po përjetojnë ditët e fundit në pjesë të ndryshe të Greqisë.

Dhimbje e largimit nga shtëpia, prona të vënë me vite nga puna.

”Georgios Liakos 89 vjeç dhe gruaja e tij Parisso Liakos 87 vjeç banorë të fshatit Pefki, po presin me qenin e tyre Bella, në kuvertën e trageteve e cila po pret në plazhin e fshatit për të ndihmuar në evakuimin e fshatit gjatë zjarrit në pyje në Veri. Evia, e Dielë 08 Gusht 2021 “ishte , përshkrimi i fotos që përmbledh në një fjali dramën e ditëve të fundit. 

(Kosova Sot Online)