Blerta Deliu tregon ku i kaloi pushimet, sa ka shpenzuar?

  • A.P /
  • 13 August 2021 - 21:25
Blerta Deliu tregon ku i kaloi pushimet, sa ka shpenzuar?

Deputetja Blerta Deliu-Kodra thotë se ka kaluar disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar. Tha se bashkë me familjen e saj ajo këtë vit ka shkuar në Dhërmi.

“E kam shfrytëzuar kohën e vikendeve pak me lëviz. Zakonisht çdo vit e frekuentoj bregdetin shqiptar. Kësaj here kam qenë në pjesën e jugut në Dhërmi’, tha ajo.

“E jashtëzakonshme ajo pjesë, shumë e bukur dhe gjithçka perfektë. Prej ujit detit, diellit e deri te ata shqiptarë të mrekullueshëm që janë në atë pjesë”, shtoi ajo.

Tha se çmimet janë më shtrenjtë në jug se në veri por se qytetarët kanë zgjedhje.

“Varet se çka zgjedh. Nëse zgjedh resortet…kësaj radhe kam qenë me motrën dhe jemi vendosur te një familje që e kanë lëshuar me qira apartamentin”, tregoi ajo.


(Kosova Sot Online)