Seksologu mesazh për kosovarët gjatë verës: Mos e shmangni se.sin, i nxehti mposhtet me të nxehtë

  • A.P /
  • 16 August 2021 - 22:00
Seksologu mesazh për kosovarët gjatë verës: Mos e shmangni se.sin, i nxehti mposhtet me të nxehtë

Seksologu Hajrullah Fejza ka përçuar një mesazh tek publiku kosovar lidhur me marrëdhëniet seksuale përgjatë stinës së verës.

Fejza, ka bërë një analogji interesante teksa ka shpjeguar shkencërisht mënyrën e ftohjes së trupit pas aktit intim.

“Për shkak se jemi në verë, po iu them se edhe pse është nxehtë mos e shmangni seksin, sepse seksi është i nxehtë dhe është ajo formula që i nxehti mposhtet me të nxehtë. Pasi që të kryhet marrëdhënie seksuale, trupi ftohet dhe është në gjendje sikur të qëndrohet në një ambient me klimë”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)