Kolegët e spiunuan te menaxheri, infermierja hiqet nga puna

  • A.P /
  • 17 August 2021 - 14:19
Kolegët e spiunuan te menaxheri, infermierja hiqet nga puna

Një infermiere e la karrierën e saj mjekësore pasi kolegët e saj vunë re llogarinë e saj në OnlyFans.

Në vend që të fshinte fotografitë seksi, Allie Rae vendosi të bëhet një modele joshëse me kohë të plotë.

Nëna 37-vjeçare e tre fëmijëve, nga Boston, Massachusetts, tha për Daily Beast:

“Kolegët e informuan menaxherin tim për këtë gjë dhe më thirri në zyrë për ta diskutuar. U bë e pakëndshme, ku ndjeva se njerëzit po përqendroheshin më shumë në performancën time jashtë spitalit kundrejt performancës sime në spital.

Unë po fitoja më shumë para tek OnlyFans sesa kur punoja infermiere dhe po punoja në spital vetëm sepse e doja si punë.”


(Kosova Sot Online)