Përplaset për vdekje nga makina 70-vjeçari

  • E.K /
  • 17 August 2021 - 22:11
 Përplaset për vdekje nga makina 70-vjeçari

Një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50 në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Paulesh. Viktima është Islam Hyseni, banues në fshatin Pulesh.

Ai ishte duke kaluar rrugën kur u përplas për vdekje nga një 61-vjeçar me inicialet S.H. banues në  Elbasan, që ishte duke drejtuar një makinë tip “Mazda”.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(Kosova Sot Online)