E rrahu nënën, arrestohet mitrovicasi

  • E.K /
  • 23 August 2021 - 10:01
E rrahu nënën, arrestohet mitrovicasi

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi që e ka rrahur nënën e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit 24 orësh.

Njoftimi i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë 22.08.2021 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)