Çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 13 September 2021 - 06:59
Çka do të ndodhë sot në Kosovë

"Kosova Sot Online" sjell ngjarjet e ditës së sotme.

08:00
Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Fondacionin Friedrich-Ebert mbajnë edicionin e 7-të të Shkollës Diplomatike, me fokus siguria në kohën e pandemisë. Me fjalë rasti do t’iu drejtohet kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla. (Hotel “Dukagjini”, Pejë)

10:00
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në inaugurimin e Spitalit për Fëmijë. (Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës)

10:00
Organizata Syri i Vizionit dhe Save the Children në Kosovë dhe në bashkëpunim me Zyre për Qeverisje të Mirë organizojnë fushatën sensibilizuese “Rrypi nuk është për me m’rreh”. (Sheshi “Korzo”, Pejë)

Reklamë

11:25
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim një delegacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe. (Kabineti i Presidentes)

13:00
Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

13:00
Disa qytetarët e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Qeverisë për vaksinim. (Objekti i Gjykatës Kushtetuese)

15:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

17:00
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim partitë politike për të diskutuar opinionin dhe rekomandimin e IKShP-së dhe Taskë Forcës anti-Covid për ndikimin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike nëpër të cilën po kalon Kosova. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)

(Kosova Sot Online)