Moshat e 14 viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit

  • G.G /
  • 16 September 2021 - 15:27
Moshat e 14 viktimave nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 raste të vdekjes dhe 368 raste të reja me COVID-19.

Gjithashtu sot janë shëruar 1.382 qytetarë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 13.473.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar edhe moshat e 14 të vdekurve si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit.

Nga kjo shifër, 8 viktima janë meshkuj dhe 6 femra.

4 viktima janë të moshës 80+, 7 viktima i takojnë grupmoshës 70-79 vjeçare dhe 3 viktima janë të grupmoshës 60-69 vjeç.

(Kosova Sot Online)