Erdogan e pret si 'dost' Vuçiqin, flasin diçka për Kosovën

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 12:58
Erdogan e pret si 'dost' Vuçiqin, flasin diçka për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është takuar në Stamboll sot me homologun e tij turk, Tayip Erdogan.

Siç bëjnë të ditura kanalet zyrtare të informimit në presidencën serbe, Vuçiq dhe Erdogan kanë diskutuar për një mori çështjes, në mesin e tyre edhe për raportet në rajon ku përfshihet edhe Kosova

“Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij teksa ka njoftuar për takimin me Erdogan.

Sipas mediave në Beograd, temë diskutimi e këtij takimi ndër të tjerash do të jetë edhe Kosova, përveç çështjes së bashkëpunimit ekonomik, çëhtjeve bilaterale dhe investimeve të Turqisë në Serbi.

(Kosova Sot Online)