Pamjet e zyrave të djegura në veri

  • E.K /
  • 25 September 2021 - 11:01
 Pamjet e zyrave të djegura në veri

Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok është djegur nga disa persona.

Përveç kësaj qendre, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes.

Për këto raste ka njoftuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai e ka quajtur këtë akt kriminal me elemente terroriste

Sveçla ka kërkuar nga qytetarët në veri “që të respektojnë ligjet dhe të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve.”

 

(Kosova Sot Online)