Lista Guxo përkrahë Vetëvendosjen në Istog

  • A.P /
  • 27 September 2021 - 21:09
Lista Guxo përkrahë Vetëvendosjen në Istog

Pavarësisht se nuk ka marrëveshje parazgjedhore, Lista Guxo do të përkrahë ndryshimin në Istog me në krye Agron Avdijajn e Vetëvendosjes. Këtë e kanë konfirmuar zyrtarë të Listës Guxo në Istog. Profesori i njohur, Musa Bajraktari që është pjesë e Guxo në Istog ka shkruar publikisht se do të përkrahë kandidaturën e Avdijajt të Vetëvendosjes.

Mbështetjen për kandidaturën e Avdijajt e ka konfirmuar edhe Flori Blakaj, anëtarë dhe mbështetës i Guxo në Istog. Skënder Loxhaj, aktivisht i Listës Guxo tani është pjesë e listës për asamble te Vetëvendosje në Istog, si pjesë e marrëveshjes me Listën Qytetare të Arif Elshanit.

Mbështetjen e Avdijajt e ka konfirmuar edhe Lulzim Hajzeraj i Listës Guxo, dega në Istog. Lëvizja Vetëvendosje bashkë me Listën Guxo kishin arritur fitore bindëse në zgjedhjet e para 6 muajve në Istog duke lënë në pozitën e dytë LDK-në me plot 4000 vota diferencë.

(Kosova Sot Online)