Gruaja kërcënohet me SMS nga bashkëshorti në Prishtinë

  • E.K /
  • 29 September 2021 - 09:47
Gruaja kërcënohet me SMS nga bashkëshorti në Prishtinë

Një grua në Prishtinë ka denoncuar në Policinë e Kosovës bashkëshortin e saj, pasi që sipas saj është kërcënuar nga ai përmes SMS-it në telefon.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se është kërcënuar me sms nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje pas mesnatës.

(Kosova Sot Online)