Lexoni edhe:
Vdekjet globale nga COVID-19 arritën në 5 milionë ndërsa varianti Delta përfshiu botën
Shkaku i problemeve në Ballkanin Perëndimor është se Serbia nuk e pranon rendin perëndimor, thotë në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington.
Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me qasjen e tij ndaj krizës në veri të Kosovës, ka treguar se Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.
Vdekjet globale nga COVID-19 arritën në 5 milionë ndërsa varianti Delta përfshiu botënLexoni edhe:
Si e komentoni marrëveshjen midis Prishtinës dhe Beogradit për targat e përkohshme, e cila u arrit pas tensioneve disaditore?
Edward Joseph: Me këtë marrëveshje, dy palët – me ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të BE-së, Mirosllav Lajçak – kanë gjetur rrugëdalje nga ngërçi, por është zbuluar edhe një problem më i gjerë.
Së pari, me sa kam kuptuar, marrëveshja parashikon reciprocitet midis Serbisë dhe Kosovës. Në vend që vetëm Kosova t’i ndërrojë targat, tani të dyja palët do të vendosin letra ngjitëse. Ky është reciprocitet. Kosova do t’i largojë njësitë speciale të policisë, por ato nuk janë më të nevojshme, tani kur serbët i kanë pranuar aranzhimet e reja.
Kjo është një zgjidhje më e shpejtë, por i njëjti rezultat përfundimtar si në vitin 2011, kur Kosova ka dërguar gjithashtu njësi speciale të policisë [në veri].
Në të dyja rastet, kjo ka bërë që Serbia të pranojë status quo të re në kufi.
Së dyti, [presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq ka bërë një nga gabimet e tij më të mëdha, duke ekzagjeruar përdorimin teatral të tankeve dhe duke sjellë ambasadorin rus [në bazën ushtarake të Rudnicës, në Serbi].
Në të gjithë Evropën, njerëzit mund ta shohin fotografinë – edhe nëse nuk dinë shumë për Ballkanin – e një ambasadori rus pranë oficerëve të lartë ushtarakë serbë.
Në këtë mënyrë, Vuçiq ka treguar se, nën udhëheqjen e tij, Serbia ka pranuar dhe ndjek vlerat dhe agjendën e Rusisë dhe Kinës.
Problemi është se Perëndimi ende pretendon se situata është ndryshe.
Hidhini një sy deklaratave të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në takim me Vuçiqin të enjten, duke i vlerësuar hapat që po i ndërmerr ai për serbët, reformat dhe sundimin e ligjit.
Ju e dini më mirë se unë nëse hapat e ndërmarrë nga regjimi i Vuçiqit, në drejtim të reformave dhe sundimit të ligjit, janë të denjë për lavdërim.
Ky është një shembull tjetër i legjitimimit të atij regjimi. Vuçiq e ka përdorur këtë, ka shkruar në Twitter për vizitën historike të von der Leyenit dhe lavdërimet e saj.
Me sa duket mosmarrëveshja për targat e përkohshme të makinave është vetëm maja e ajsbergut. Çfarë ka në sfondin e saj?
Edward Joseph: Keni shumë të drejtë. Kësaj radhe kemi pasur një situatë të tensionuar, me tanke dhe automjete të blinduara të vendosura në kufirin me Kosovën dhe policinë speciale në anën tjetër.
Në fillim të shtatorit, grupet pro-malazeze dhe ato serbe janë përplasur në kryeqytetin tradicional të Malit të Zi, Cetinë.
Situata po përkeqësohet edhe në Bosnje dhe Hercegovinë, ku përfaqësuesit serbë janë larguar nga institucionet, për shkak të vendimit të ish-përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar për dënimin e mohuesve të gjenocidit.
Ka gjithashtu tensione midis Kroacisë dhe Serbisë. Alarm ka shkaktuar edhe i ashtuquajturi non-paper slloven, në të cilin është propozuar ndarja e Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Nga kjo mund të nxirret një përfundim i qartë se në rajon nuk ka besim në strategjinë e Perëndimit.
Pra, ajo që po ndodh në veri të Kosovës është vetëm një simptomë dhe ne, në fund, duhet të përballemi në thelb me situatën në Ballkan dhe të arrijmë te një zgjidhje.
Situata aktuale është serioze, është pjesë e tendencës përkeqësuese dhe duhet të qetësohet. Sidoqoftë, problemi më i gjerë duhet të trajtohet seriozisht dhe iluzioni të eliminohet.
Qeveria e Kosovës thotë se vendimi i saj për targat e përkohshme është një përgjigje reciproke ndaj vendimit të mëparshëm të autoriteteve në Beograd për të ndaluar targat e Kosovës në Serbi. Kjo është një çështje teknike, por nëse flasim për thelbin e problemit, padyshim se është një mosmarrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës për statusin e Kosovës, më saktësisht nëse Serbia do ta njohë Kosovën – gjë që nuk është realiste të pritet në këtë moment. Pyetja është përse kryeministri Kurti e mori vendimin për targat pikërisht në këtë moment?
Edward Joseph: Unë mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, por është një devijim i vëmendjes.
Sa u përket targave, bazuar në Marrëveshjen e Brukselit, dispozita për përdorimin e tyre ka skaduar në shtator. Sigurisht, ka arsye politike përse Kurti e ka zbatuar masën e përmendur në këtë mënyrë, sepse zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen në tetor.
Gjithashtu, lind pyetja nëse Vuçiq ka pasur arsye të dërgojë tanke në kufi? Siç e thashë, kjo është një masë qesharake dhe teatrale në prani të ambasadorit rus – sikur Serbia do ta sulmojë Kosovën, e cila është nën mbrojtjen e NATO -s
Secili serb që mendon se do të mbrohet në këtë mënyrë, duhet ta dijë se kjo do të ketë efekt të kundërt.
Një qasje e tillë nuk i ofron kredibilitet Serbisë dhe tregon sjelljen e papërgjegjshme të Vuçiqit dhe bashkëpunimin e tij të hapur me Rusinë.
Gjithashtu, është një veprim i padobishëm, sepse bëhet fjalë për armë konvencionale, kryesisht tanke. Rusia mund të dërgojë pajisje të tilla në Serbi, por në rast të ndonjë përshkallëzimi të konfliktit, NATO-ja do të kishte avantazh gjeografik dhe çdo përparësi tjetër. Është e pakuptimtë të presësh që në një situatë të tillë, Rusia mund ta mbështesë Serbinë.
Në çdo rast, duke gjykuar nga mënyra në të cilën është zbatuar masa [për targat], është e qartë se nuk ka pasur konsultime adekuate, me pjesëmarrjen e KFOR-it, SHBA-së dhe BE-së – gjë që sigurisht nuk kontribuon në forcimin e besimit midis autoriteteve në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës. Megjithatë, këtu është aplikuar parimi i reciprocitetit midis shteteve dhe Kosova është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende evropiane.
Sigurisht edhe Vuçiq mund ta shfrytëzojë këtë çështje për të larguar vëmendjen nga problemet tjera, përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm në Serbi. Gjithashtu, ai mund t’i përsërisë pretendimet se pala kosovare nuk e ka përmbushur obligimin nga Marrëveshja e Brukselit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe…
Edward Joseph: Pikërisht. Akuzat e ndërsjella vazhdojnë… derisa ambasadori rus qesh, ashtu si edhe [presidenti rus] Vladimir Putin dhe [presidenti i Kinës] Xi Jinping.
Nëse duan që në rajon të ndalojë ndikimi malinj i Rusisë, është e rëndësishme të kuptohet se përse po përkeqësohet situata.
Përse po përkeqësohet situata?
Edward Joseph: Të gjitha këto çështje në dukje të pazgjidhshme janë në fakt të zgjidhshme… Ky nuk është Afganistan, por një pjesë e Evropës, me ndikim potencialisht të rëndësishëm të SHBA-së dhe BE-së. Të gjitha problemet janë të zgjidhshme nëse vendet e rajonit pranojnë rendin perëndimor.
Unë nuk po pretendoj se është e thjeshtë dhe se kjo do të ndodhë brenda natës. Nëse rendi perëndimor nuk pranohet, ose shfrytëzohet si nga Bullgaria, atëherë nuk ka zgjidhje.
Në Ballkanin Perëndimor, vetëm një vend nuk e pranon rendin perëndimor. Bëhet fjalë për Serbinë dhe besnikët e saj në Republikën Sërpska, në Listën Serbe në Kosovë etj.
Nëse rendi perëndimor pranohet, atëherë siguria e Ballkanit Perëndimor është nën mbrojtjen e NATO -s. Në atë rast, të gjitha problemet në Ballkanin Perëndimor janë të zgjidhshme.
(Kosova Sot Online)