Bien në gjithë botën Facebook, WhatsApp dhe Instagram

  • A.P /
  • 04 October 2021 - 18:25
Bien në gjithë botën Facebook, WhatsApp dhe Instagram

Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rënë në të gjithë botën. Tre aplikacionet, të cilat janë të gjitha në pronësi të Mark Zuckerberg, prej disa minutash nuk janë të aksesueshme. Sipas DownDetector, problemet po prekin përdoruesit globalisht.

NetBlocks, i cili gjurmon ndërprerjet dhe problemet e internetit, shkroi në Twitter: “Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Messenger aktualisht po përjetojnë ndërprerje në shumë vende.”


(Kosova Sot Online)