Tërmet i fortë në Kroaci

  • A.P /
  • 06 October 2021 - 22:34
Tërmet i fortë në Kroaci

Një tërmet me magnitudë 5.1 ka rënë rreth orës 21:57 në Jabuka të Kroacisë.

Sipas Qendrës Europiane Mesdhetare të Sizmiologjisë tërmeti ka rënë në një thellësi prej 5 km dhe 40 km nga Spliti. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme.

Kroacia është tronditur ndjeshëm përgjatë këtij viti nga tërmetet ku kujtojmë se më tragjiku ishte ai i 29 dhjetorit të kaluar, me magnitudë 6,3 të shkallës rihter. Për pasojë humbën jetën 7 persona dhe u regjistruan dëme të mëdha materiale.

(Kosova Sot Online)