S’ka më automjete pa stikersa

  • G.G /
  • 08 October 2021 - 10:24
S’ka më automjete pa stikersa

Nga e premtja, Policia e Kosovës do të gjobitë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e zbatojnë vendimin për vendosjen e stikersave.

Ministria e Punëve të Brendshme u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me stikersa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i gjobitë.

Ky vendim vjen si rezultat i marrëveshjes për targa të arritur në Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë

Kjo Marrëveshja për targat thotë që secili shtet duhet ti mbuloj me letra ngjitëse simbolet e tyre shtetërore të targave që janë nxjerr nga shteti tjetër. D.m.th. çdo targë që nxjerrët nga shteti serb do të trajtohet si targa e shtetit serb e që nuk vlejnë në Kosovë dhe të njëjtat do t’iu mbulohet simboli shtetëror përgjatë kësaj periudhe 6 mujore dhe rrjedhimisht nuk njihet si targë e ndonjë qytetit te Kosovës.

(Kosova Sot Online)