IKSHPK del me apel për qytetarët e institucionet

  • E.K /
  • 11 October 2021 - 10:20
 IKSHPK del me apel për qytetarët e institucionet

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka apeluar për respektim të masave Anti-COVID.

Nga IKSHPK kanë thënë se personat e pavaksinuar janë brenga më e madhe dhe se vaksinimi shpëton jetë.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të dashur!

IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Ju lutemi!

➡️ Vaksinohuni! ?

➡️ Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

➡️ Personat e pa vaksinuar janë brenga jonë më e madhe!

➡️ Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

➡️ Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

➡️ Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

➡️ Vaksinohuni ju dhe të afërmit tuaj!

➡️ Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

➡️ Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e  Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

➡️ Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

➡️ Vaksinohuni! ?

➡️ Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVID-19.

➡️  Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

➡️  Respektoni distancën!

➡️  Mbani higjienën!

(Kosova Sot Online)