Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 08:46
 Mbi 1 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 1 mijë e 95.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156,333, ndërkaq nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,972 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.795 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.456.845 doza të vaksinës.

Deri më sot 632.567 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

(Kosova Sot Online)