Burri rrah gruan tri ditë pas martesës shkaku i shpenzimeve të dasmës

  • E.K /
  • 12 October 2021 - 08:23
 Burri rrah gruan tri ditë pas martesës shkaku i shpenzimeve të dasmës

Tri ditë pas dasmës dhe fillimit të bashkëjetesës, një burrë i ri përfundon në telashe duke rrahur gruan e tij për arsye ekonomike.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kjo ndodhi në Reggio Calabria në Itali.

Gruaja dyshohet se u sulmua nga burri i saj gjatë një mosmarrëveshje mbi menaxhimin e burimeve ekonomike të çiftit.

Diskutimi kishte shpërthyer për pagesën e shpenzimeve për pritjet e dasmës dhe DJ.

Sherri fillestar më pas rezultoi në sulm dhe gruaja u rrah nga burri i saj: ajo raportoi gërvishtje në krahë dhe mavijosje në trup dhe kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Duke pasur parasysh seriozitetin e episodit dhe shfaqjen e simptomave të para të intolerancës, shefi i policisë së Reggio Calabria lëshoi urgjentisht një paralajmërim në mënyrë që të pengojë burrin të vazhdojë në sjelljen e tij agresive, për të parandaluar shfaqjen e episodeve të tjera të dhunës.

(Kosova Sot Online)