Kina kritikon Kosovën, mbështet UNMIK-un

  • G.G /
  • 15 October 2021 - 18:21
Kina kritikon Kosovën, mbështet UNMIK-un

Përfaqësuesi i Kinës në OKB, në fjalen e tij në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku po diskutohet për Kosoven, mbështeti dialogun në kuadër të rezolutës 1244.

Sipas tij Kosova po vepron njëanshëm. Ai inkurajoi Serbinë të bashkëpunojë drejt një zgjidhjeje finale.

Palët duhet të ndërtojnë një besim reciprok, ka thënë diplomati kinez.

Zhvillimet e fundit sipas tij tregojnë se roli i UNMiK ut është mjaft i rëndësishëm prandaj Kina e mbështet misionin.

(Kosova Sot Online)