Mos shkoni për të votuar pa maskë: Këto janë krejt masat që KQZ ka vendosur për ditën e zgjedhjeve

  • E.K /
  • 16 October 2021 - 10:18
Mos shkoni për të votuar pa maskë: Këto janë krejt masat që KQZ ka vendosur për ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar masat të cilat duhen respektuar gjatë procesit të votimit nesër, më 17 tetor.

Një nga masat kryesore që duhen ndërmarrë votuesit janë mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej 2 metrash.

Një tjetër masë me rëndësi është edhe ajo e dezinfektimit të duarve, në hyrje dhe dalje të vendvotimit.

Këto janë të gjitha masat e parapara për t’u respektuar:

• Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;
• Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;
• Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;
• Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;
• Pas identifikimit, rivendoseni maskën;
• Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;
• Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serisht duart.

(Kosova Sot Online)