Dosja për skandalin me lejen ndërtimorë në lagjen Lakrishte e detyron Ministrin Liburn Aliu për kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit dhe vartësve të tij!

Dosja për skandalin me lejen ndërtimorë në lagjen Lakrishte e detyron Ministrin Liburn Aliu për kallëzim penal kundër Shpend Ahmetit dhe vartësve të tij!

Hajrullah Tërnava

  • 16 October 2021 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Qeveria në pushtet, tani sikur që ka premtuar më parë që nëse vjen në pushtet do ti luftoj të gjitha të këqijat në vend, për hirë të drejtësisë dhe në lidhshmëri me ligjet pozitive të vendit duhet që pamëshirshëm ti luftoj të gjitha krimet pavarësisht se kush qëndron mbrapa atyre krimeve, si në këtë rast që po bëhet fjalë për kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin, por qofshin ata edhe njerëz të ndikimit në politikat shtetërore, në institucionet tjera, besimi te qytetari do të forcohet akoma më shumë.

-Nëse luftohet krimi edhe ndaj njerëzve që gjinden në poste të larta shtetërore apo komunale, qeveria në pushtet do ta këtë përkrahjen e popullatës edhe në zgjedhjet e ardhshme, sepse populli është dëshpëruar shumë me udhëheqës të deritashëm që si qëllim të vetëm e kishin pasurimin e tyre, prandaj jo rastësisht tani Kosova ka mbetur vendi ma i izoluar në botë. Prandaj tani është koha që krimi duhet të merr fund edhe me goditje të madhe dhe të pa mëshirshme.

Të gjithë jemi dëshmitar e kjo po dëshmohet me fakte, se sa thellë ishte e zhytur në korrupsion e krim të organizuar qeverisja komunale e Prishtinës. Kjo qeverisje në krye me Shpend Ahmetin, duhet tani ta merr goditjen e madhe dhe shumë serioze, që të përballet me drejtësinë, për shkak të skandalit me lejen e ndërtimit të lëshuar në kundërshtim me ligjin, në lagjen Lakërishte, në pronën e Ndërmarrjes Publike Banesore, punimet e të cilit u bllokuan dhe ndaluan nga Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Madje paraprakisht duhet kërkuar anulimin e të gjitha lejeve të lëshuara nga komuna për këtë, pas reagimit të qytetarëve dhe alarmin e rrezikut për helmim nga azbesti për shkak të rrënimit të objekteve të mbuluar me kulm nga materiali i azbestit.

Ministri Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, duke arsyetuar reagimin e qytetarëve kundër punimeve të filluara në këtë objekt, ka deklaruar se do të kërkon edhe nga Prokuroria për ti hetuar të gjitha procedurat që kanë ndjekur zyrtarët e komunës dhe ata në Ndërmarrjes Publike Banesore, që është në pronësi të komunës për të marr vendim të rrënimit të objekteve dhe dhënie në shfrytëzim të pronës publike kompanisë private për ndërtim të objektit me ndërtim të lartë, afarist e biznesor, dhe banim dhe në bashkëpronësi me Ndërmarrjen Publike Banesore dhe operatorit- kompanisë private, në përmasat prej 64% në favor të kompanisë Private dhe vetëm 36% për shfrytëzim nga NP-Banesore.

Ministri Aliu ka thënë se të gjitha veprimet që janë ndërmarr në këtë rast, edhe nga Komuna edhe nga NPB-ja janë veprime të dyshimta që bien ndesh me ligjin dhe implikojnë përgjegjësi kriminale-penale, prandaj ka kërkuar që ky rast të adresohet nga institucionet e drejtësisë, nga prokuroria, duke siguruar prokurorine speciale per ofrimin e të gjitha provave, dëshmive dhe fakteve që implikojnë veprimet penale dhe të ndëshkueshme lidhur me këtë aferë të fundit të Shpend Ahmetit, pak ditë para përfundimit të mandatit.

Ministri Aliu ka theksuar se askush nuk ka të drejtë që në këtë mënyrë të tërthortë të privatizon pronën publike sikur që kanë vepruar NPB-ja në bashkëpunim me Komunën respektivisht me Shpend Ahmetin e Dardean Sejdiun ne krye, sepse dhënia në shfrytëzim të hapësirës prej 64% të objektit që do të ndërtohet, dhe mbajtja e 36% në pronësi të NPB-së nuk mundë të konsiderohet veprim tjetër veç se privatizim i kundërligjshëm, pasi që edhe pjesa prej 36 % të hises së NPB-së do të shitej nga ana e kësaj ndërmarrje dhe kështu prona publike e Komunës, në kundërshtim me ligjin, pa procedurë, por me vendime administrative, do të përfundon në pronësi private.

Ministri Aliu po ashtu ka thënë se Drejtoria e Urbanizmit edhe mundë të jetë mashtrua për lejet e lëshuara për objektin e NPB-së në Lakërishtë, si për lejen Mjedisore, atë të rrënimit të objektit, por edhe për lejen e ndërtimit, por sidoqoftë askush nuk mundë të amnistohet nga implikimet penale në këtë rast me të cilat duhet të merren institucionet e drejtësisë.

Është kuptuar se është lëshuar leje nga komuna. Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja rrënimit është lëshuar me 6 gusht në bazë të planit të rrënimit. Leja që është lëshuar, është lëshuar duke mos e ditur se ka sallonit. Në një farë mënyrë është mashtruar drejtoria e urbanizmit të Komunë së Prishtinës.

Leja ndërtimore është lëshuar më 16 gusht të këtij viti. Poseduesi i kësaj leje është NPB-ja. Ne kemi kërkuar nga kompania ekzistuese që ka kryer rrënimin, na ka dalë që ekziston kompani tjetër. Meqenëse një kompani private është hisedar si palë i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari. Leja mjedisore është lëshuar me një mënyrë duke mos e pas një elaborat të plotë. Dhe e kemi edhe lejen ndërtimore e cila është lëshuar me datën 16. 08 2021 dhe poseduesi i kësaj leje është Ndërmarrja Publike Banesore. NPB figuron si posedues i lejes ndërtimore. Komuna e Prishtinës e ka lëshua lejen për Ndërmarrjen Publike Banesore pa e ditë që ka një palë tjetër, e kjo pala tjetër është e definuar me akt noterial para se të aplikohet me leje ndërtimi. Është mashtruar se lejen ja kanë lëshuar NPB-ja e në fakt ja kanë lëshuar dikujt tjetër.

Në të gjitha këto procedura vendimmarrëse ka përgjegjësi penale të shkeljes së ligjit dhe të procedurave, dhe institucionet e drejtësisë duhet të merren me këtë skandal”, ka thënë ministri Aliu duke u zotuar se nga ana e kabinetit të tij do të ofron bashkëpunim të plotë dhe ofrim të materialeve që i dëshmojnë këto shkelje dhe përgjegjësi penale. Ministyri Aliu e ka për detyrë, sipas pozitës zyrtare, që ta ndjek penalisht skandalin me letë e lëshuara nga ana e Komunës për objektin masiv ndërtimor në lagjen Lakrishte. Me këtë ai do ta dëshmonte se është i përkushtuar ti respekton ligjet dhe ta mbështes drejtësinë kundër krimit.

Dhe vetëm një luftim serioz ndaj krimeve në përgjithësi e sidomos kur ato kryhen në mënyrë të organizuar e nga njerëzit eminent e te mirestrukturuar kriminalisht e që gjenden në krye te institucioneve te inkriminuara per 20 vite rresht , sikur ky qe eshte edhe rasti konkret që lidhet 100% me krimin e organizuar e korrupcionin konkret e te prekshem dhe teper kriminal i shkaktuar i ardhur nga zoti ne kete fundmandati nga Shpend Ahmeti , se shpejti si nje ish-kryetar i Prishtinës dhe Dardan Sejdiut,Genc Bashotes dhe Ardian Ollurit si nje trup e grup kriminal te cilet definitivisht per pak dite do te bien ne “GREPIN “ e Prokurorise speciale si nje arsye per para-burgosjen e tyre ne flagrance brenda pak ditesh e cila Prokurori speciale per 8 vite rresht ua kishte bere “avokatine” e ketij grupi te korruptuar e kriminal e shkatrrues qe kishte kapur edhe te tjera institucione te shtetit , nderkaq qe pas burgosjes se tyre shpresohet se qytetarëve do t.u kthehet shpresa se ky vend do të pastrohet nga krimet e shumta që janë bërë deri më tani ne vendin tone. Kjo Qeveri pra duhet ta bëjë këtë veprim pa asnje hezitim ne bashkeveprim me PSRK , ta ndjek këtë rast serioz, që është vetëm një argument për forcimin e besimit qytetar , dhe kthimin e shpresës së tyre që të jetojnë në vendlindjen e tyre, në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".