103-vjeçarja nga Istogu del në votime

  • G.G /
  • 17 October 2021 - 14:16
103-vjeçarja nga Istogu del në votime

Njëra nga gratë më të moshuara në Kosovë, siç njihet në Istog Nëna Timë, i është drejtuar qendrës së votimit për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.

Gruaja njëshekullore, saktësisht 103-vjeçare, ka dalë për të votuar, e lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj, në profilin e tij në Facebook.

Timë Shatri (Nëna Timë), u bë personazh i njohur për publikun pasi ajo erdhi me një rrëfim tejet interesant për jetën e saj në. Gruaja 103-vjeçare kishte rrëfyer se familja e kishte fejuar kur ishte 1-vjeçe.

(Kosova Sot Onlien)