Vetëvendosje prin në Gjilan

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 21:16
Vetëvendosje prin në Gjilan

[21:09] – Kandidati i VV-së për kryetar, Alban Hyseni është duke prirë në Gjilan ndaj kryetarit aktual Lutfi Haziri.

Hyseni ka 46,16% ndërkaq, Lutfi Haziri ka 42,05%

Deri më tani janë numëruar 45 nga 126 vendvotime në këtë komunë.

[20:40] – Rezultatet e përditësura nga KQZ shfaqin një rezultat shumë të ngushtë në Gjilan, teksa Lutfi Haziri prin me 45, 70% ndërsa Alban Hyseni ka 44,16%

Deri më tani në Gjilan janë numëruar 11 vendvotime nga 126 gjithsej.

[20:22] – Sipas përditësimit të fundit në Gjilan të publikuara nga KQZ, diferenca në Gjilan është ngushtuar mes Lutfi Hazirit dhe Alban Hysenit

Nga pesë vendvotimet e numëruara, Lutfi Haziri ka 56,13% ndërkaq, Alban Hyseni 33,33%.

(Kosova Sot Online)