AAK prin në Klinë

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 23:22
AAK prin në Klinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për votat e numëruara deri më tani në komunën e Klinës.

Nga 74.83% të votave të numëruara, në Klinë po prin kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj, me 5 mijë e 574 vota, apo 43.26%.

Pas Elezajt renditet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Esat Raci, me 3 mijë e 323 vota, apo 25.79%.

Në vendin e tretë renditet Besim Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 2 mijë e 592 vota, me 20.12%.

Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin Lulzim Dragidella renditet e katërta me 1 mijë e 395 vota, apo 10.83%.

(Kosova Sot Online)