Të rejat e fundit nga rezultati i Prishtinës: Vazhdon të prijë Vitia, ngritet pak Rama

  • A.P /
  • 17 October 2021 - 23:29
Të rejat e fundit nga rezultati i Prishtinës: Vazhdon të prijë Vitia, ngritet pak Rama

Votat në Komunën e Prishtinës po vazhdojnë të numërohen, e i pari po prin Arben Vitia i Vetëvendosjes. I dyti në kryeqytet po del Përparim Rama i LDK-së, i ndjekur nga Uran Ismaili i PDK-së me rreth 3 mijë e 500 vota dallim

Prishtina duket se do të shkojë në balotazh, e në rundin e dytë pritet të garojnë Vitia me Ramën.

Vitia momentalisht ka 42.8% të votave, ndërsa Rama 28,7%. Ismaili ka 21,7% të votave. Haradinaj i AAK-së po del i katërti me 4.5% të votave.

Zgjedhjet e Balotazhit pritet të mbahen me 17 nëntor, ku përfundimisht do të vendoset se kush do të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës.

https://zgjedhjet2021.org/sq/mayr/r/20?fbclid=IwAR3KaELpkcXZP-5BjOhavsrhxo9xDEN6i0z1-wldLGn8oWz7bRzN3bKX24g


(Kosova Sot Online)