Vritet një person në Batllavë

  • E.K /
  • 18 October 2021 - 11:17
Vritet një person në Batllavë

Sot rreth orës 08:00, në fshatin Gërdovc të Podujevës, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e  ndodhur sot në fshatin Batllavë, të Podujevës.

Personit të  dyshuar, B.B mashkull 47 vjeç,  i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. 

“Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar policia.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë.

(Kosova Sot Online)