Haradinaj reagon pas deklaratës së përbashkët Blinken-Borell

  • G.g /
  • 21 October 2021 - 14:20
Haradinaj reagon pas deklaratës së përbashkët Blinken-Borell

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur deklaratën e përbashkët të ShBA-së dhe BE-së për Kosovën që u publikua dje. Haradinaj ka shkruar se çështjes së Kosovës i është dhënë vëmendje e duhur.

“Mirëpresim qëndrimin e SHBA dhe BE për Kosovën. Përpjekjeve tona për paqe i është dhënë vëmendje e duhur. Shumë sakrifica janë bërë dhe shumë kohë është harxhuar për të arritur paqen. Tani, të dyja palët duhet të marrin përgjegjësitë. SHBA është garantuese dhe ne nuk duhet të hezitojmë”, ka shkruar ai.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dhe kryediplomati i BE’së, Josep Borell, kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor pas takimit që kanë pasur javën e fundit në Washington.

Në këtë komunikatë të përbashkët është vendosur vetëm qëndrimi amerikan sa i përket aksionit të fundit të Policisë së Kosovës në veri të Republikës së Kosovës ku konstatohet e papranueshme mënyra se si qytetarët i janë përgjigjur aksionit të Policisë së Kosovës për vendosje të rendit dhe ligjit në atë pjesë të territorit.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/3108036349320758

(Kosova Sot Online)