Arrestohet pronari i firmës së skeleve, pas incidentit të ndodhur dje në Gjilan

  • E /
  • 26 October 2021 - 10:06
Arrestohet pronari i firmës së skeleve, pas incidentit të ndodhur dje në Gjilan

Një femër u lëndua dje në Gjilan, si pasojë e rënies së skeleve në kuadër të disa punimeve të cilat po kryheshin në një ndërtesë.

Në raportin 24 orësh të policisë është theksuar se lidhur me këtë rast me vendim të prokurorit është arrestuar pronari i firmës së montimit të skeleve dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar për mbajtje.

“Raportohet se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore nga rrëshqitja e shtyllave (skeleve) qe ishin te vendosura kohe me parë para një lokali. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa ne vendin e ngjarjes kane dalë inspektoret komuna. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar pronar i firmës se montimit të skelave është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar ne mbajtje”.

(Kosova Sot Online)