
Lexoni edhe:
Ganimete Musliu publikon pamje të eskortës së Kryeministrit, ironizon me Kurtin
Agron Demit nga instituti për studime të avancuara GAP vazhdimisht ka bërë postime mbi televizionin publik të Kosovës, RTK-në.
Demi përmes një postimi në facebook ka njoftuar se RTK e ka sfiduar për të dëshmuar në gjykatë për deklamet e tij që RTK është institucion keqpërdoruers.
Ganimete Musliu publikon pamje të eskortës së Kryeministrit, ironizon me KurtinLexoni edhe:
“Siç e dini tashmë, RTK më ka sfidu me dëshmu në gjykatë që deklarimet e mia se ky institucion është institucion keqpërdorues i parasë publike, i anshëm politikisht, nepotist, shpifës...janë të vërteta”, ka shkruar ai.
Demi së bashku me shoqërinë e avokatëve "Sejdiu&Qerkini" ka përgaditë një dosje me të gjitha të bëmat e RTK-së për një dekadë.
“Këtë javë, bashkë me shoqërinë e avokatëve "Sejdiu&Qerkini" kemi përgaditë një dosje me të gjitha të bëmat e RTK-së për një dekadë. Nëse ka vullnet ndoj prokuror/e me vazhdu prej këtu apo në rast se themelohet një komision hetimor parlamentar, dosjen e keni gati”, është shprehur tutje Agron Demi.
(Kosova Sot Online)