Rikthehen reshjet e shiut, këto janë temperaturat për pesë ditë

  • E.K /
  • 08 November 2021 - 08:12
Rikthehen reshjet e shiut, këto janë temperaturat për pesë ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e dytë e nëntorit do të karakiterizohet me mot të ndryshueshëm.

Sipas IHK-së, reshjet e shiut do të rikthehen të mërkurën dhe të enjten, por do të jenë të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë javës pritet të jenë ndëmjet 4-7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë.

Njoftimi i plotë:

(08 – 12 nëntor 2021)

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të mërkurën dhe të enjten vende-vende priten riga shiu të intensitetit të dobët.

Temperaturat minimale gjatë javës do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

(Kosova Sot Online)