Vendi 'pushtohet' nga minjtë

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 14:29
Vendi 'pushtohet' nga minjtë

Problemi i minjve në New York është aq i rrënjosur, sa në Wikipedia ka një faqe dedikuar këtij problemi por dhe një repertor shumë të pasur me anekdoda dhe video virale që e dëshmojnë atë. Pas mbylljes së vendit si pasojë e pandemisë, situara duket dhe më e përkeqësuar me një rritje të konsiderueshme të numrit të minjve në qarkullim.

New York Times raporton fenomenin duke cituar një seri sinjalizimesh të kohëve të fundit: minj që shfaqen tryezave gjatë një dreke në ambient të hapur; minj që mblidhen para portës së një ndërtese dhe janë aq shumë sa duhet bërë zhurmë që të largohen.

Minj që bëjnë xhiro në momentin që lokali mbyllet, në park, kalojnë rrugën në mes të ditës, kalimtarë që i shkelin me këmbë, në kazanët e plehrave..me pak fjalë kudo.

Nuk është e thjeshtë që ata të numërohen me saktësi por mund të krijohet një ide duke u nisur nga disa sinjale. Për shembull, në vitin 2021 sinjalizimet për minj ishin 21 mijë,  në 2019-ën ishin 15 mijë.

Gjithashtu është dyfishuar numri i rasteve kur inspektorët shëndetësorë kanë gjetur gjurmë të pranisë së tyre. Këtë vit në New York ka pasur 15 raste,  një prej të cilëve vdekjeprurës  së infeksioneve që shkaktohen nga miu.

Prej vitesh qyteti po përpiqet të eksperimentojë strategji të ndryshme për të mbajtur nën kontroll numrin e tyre. Në vitin 2017 kryebashkiaku Bill de Blasio miratoi një plan prej 32 milion dollarësh për një sistem më efikas të grumbullimit të mbeturinave.


(Kosova Sot Online)