
Lexoni edhe:
CNN: Kështu mund të duket fundi i pandemisë
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se një asociacion i komunave serbe me kompetenca ekzekutive do të ishte prelud i krijimit të një “Republika Srpska”.
Ajo gjatë një diskutimit për të ardhmen e Kosovës dhe sfidat e rajonit në kuadër të Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, ka thënë se ky asociacion nuk do t’i shkaktonte probleme vetëm Kosovës por edhe aleatëve.
CNN: Kështu mund të duket fundi i pandemisëLexoni edhe:
“Zbatimi nuk është prelud vetëm i krijimit i një “Republika Srpska” por shkon kundër investimeve për stabilitet që partnerët tanë që kanë bërë me vjet. Nuk është e mirë as për partnerët, do t’u shkaktojë kokëdhimbje. Edhe ju do të përballeni me këtë mostabilitet”, është shprehur Osmani.
“Mos stabiliteti aktual në Bosnjë është mësimi më i mirë. Kush ka punuar për pavarësinë e Kosovës nuk do ta donte”.
Osmani ka sqaruar se marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe nuk mund të zbatohet pasi që Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk është në linjë me të.
(Kosova Sot Online)