Tërmet i fuqishëm në Turqi

  • A.P /
  • 08 November 2021 - 22:27
Tërmet i fuqishëm në Turqi

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.1 sipas shkallës Rihter ka goditur provincën qendrore Konya të Turqisë mbrëmjen e sotme.

Mësohet se tërmeti është ndjerë në Meram të provincës Konya në orën 20:43 me orën lokale.

Sipas të dhënave lëkundjet kishte një thellësi prej 6.82 kilometrash nën sipërfaqe.

Ndërkohë, deri më tani nuk janë dhënë detaje për viktima apo dëme materiale.


(Kosova Sot Online)