Plagoset një person në Deçan

  • E.K /
  • 12 November 2021 - 16:57
Plagoset një person në Deçan

Një person është plagosur në Deçan, pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Luan Haradinaj”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka konfirmuar së personi i plagosur është transportuar për në Spitalin e Pejës.

Ndërkohë, personi i dyshuar për këtë plagosje, sipas Rugovës është arrestuar.

“Sot me daten 12.11.2021 rreth orës 15:15, Policia është informuar se në rr. Luan Haradinaj në Deçan ka pasur të shtëna me armë zjarri me çrast ështe plagosur një person. Personi i plagosur është dërguar në QKMF-Deçan, i njejti është transportuar në Spitalin Rajonal Pejë, i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në objektet e Stacionit Policor në Deçan“, ka thënë ai 

(Kosova Sot Online)