Restoranti hedh në treg burgerin e ‘veshur me ar’ që do ta rivalizojë atë të Nusretit, kaq do të jetë çmimi

  • E.K /
  • 17 November 2021 - 09:53
Restoranti hedh në treg burgerin e ‘veshur me ar’ që do ta rivalizojë atë të Nusretit, kaq do të jetë çmimi

Një restorant nxori një burger të ‘veshur me ar’ që rivalizon biftekun e shtrenjtë të Salt Bae – dhe ka një çmim më të volitshëm.

Sipas medieve të huaja, Dope Burger ka filluar ta shesë artikullin luksoz, që sigurisht vjen i ‘mbuluar me ar’, për 100 funte.

Zbukurimi i ushqimit me ar është një teknikë që u bë e famshme nga shefi i njohur Nusret Gokçe, që njihet edhe si Salt Bae, i cili ka bërë bujë në mbarë botën për biftekun e tij të mbuluar me ar – që kushton 1,450 funte.

Një zëdhënës i Dope Burger tha se gama e re është “super emocionuese” dhe së shpejti ajo do të mund të servohet në pikën e tyre të katërt në Doncaster, Yorkshire. 

(Kosova Sot Online)