Jo vetëm të suspendohen, prokurorët dhe gjykatësit që e shkelin ligjin duhet të arrestohen e te hetohen seriozisht!

Jo vetëm të suspendohen, prokurorët dhe gjykatësit që e shkelin ligjin duhet të arrestohen e te hetohen seriozisht!
Jo vetëm të suspendohen, prokurorët dhe gjykatësit që e shkelin ligjin duhet të arrestohen e te hetohen seriozisht!

Dardan Grapci

  • 17 November 2021 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Institucionet e mbikëqyrjes se përgjegjësisë dhe të llogaridhënies nuk kanë nevojë që të detyrohen, por duhet njëherë e përgjithmonë të punojnë sipas ligjit dhe kushtetutës, sepse vetëm në këtë mënyrë si shtet mund ta luftojmë korrupsionin, ta luftojmë krimin dhe në fund ti arrestojmë ata që janë fajtor.

Gjyqtarja e Pejës Florije Zatriqi, që e ka shkelur ligjin, nuk duhet vetëm suspendohet, por duhet te përjashtohet përjetësisht nga KGJK-ja si dhe ti ndalohet çdo veprimtari që ka të bëj me drejtësinë. Florije Zatriqi si duket ka harruar që për 10 vite të gjitha e shenjat e marra tek e mitura, për kinse gjatë dhunimit, ato zhduken, apo ka menduar që edhe pse kanë kaluar 10 vite vajza duhet me qenë e gjakosur dhe mavijosur nga shenjat e dhunimit në trup apo në fytyrë? I bëj apel Gjykatës Themelore në Pejë, që ky rast urgjentisht të rihapet dhe personi i akuzuar për kryerjen e veprës së bashku me dy të tjerët te dënohen maksimalisht deri në 20 vite burg.

Kurse e mitura të dëmshpërblehet nga familjarët e këtyre tre personave që e kanë dhunuar. Gjyqtarët, Prokurorët dhe Policia duhet të bashkëpunojnë deri në zbardhjen e krimit, kurse ata Prokurorë dhe gjyqtar që janë duke vepruar duke e shkelur ligjin duhet të përjashtohen përjetësisht nga gjykata dhe veprimtaria e tyre që ka të bëj me drejtësinë. Për shkelje të ligjit jo vetëm të suspendohen por edhe të arrestohen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".