Protestë në Beograd: Nuk do t’i harrojmë kurrë krimet në Vukovar

  • A.P /
  • 18 November 2021 - 15:55
Protestë në Beograd: Nuk do t’i harrojmë kurrë krimet në Vukovar

Lëvizja Gratë në të Zeza në Beograd ka mbajtur një protestë duke kujtuar krimet e Serbisë në Vukovar të Kroacisë.

Në rrugën “Knez Mihailova” është mbajtur protesta me moton “Krimet në Vukovar nuk do t’i harrojmë kurrë”.

Protestuesit të veshur në të zeza mbanin në heshtje postera që kujtonin krimet e çetnikëve serbë në Vukovar.

Në një nga posterët shkruhej “Kërkojmë përgjegjësi për kampet e kroatëve në Serbi më 1991 dhe 1992”. Protestuesit kujtuan gjithashtu abuzimin seksual nëpër të cilin kaluan të burgosurit/et e kampeve serbe.

Policia e mbykëqyri protestën.

(Kosova Sot Online)